Sytjenat jane nder pjeset me te rendesishme te garderobes se nje femre. Vec rendesise qe kane jane dhe te kushtueshme. Ndaj kerkojne vemendjen tuaj maksimale
Disa statistika te vlefshme
Sipas statistikave te ndryshme nder vite 7 ne 10 femra mbajne numrin e gabuar te sytjenave. Numri I gabuar jo vetem qe nuk duket mire nga pikpamja estetike, por gjithashtu ndikon ne dhimbjet e shpines, bllokimin e frymemarrjes si dhe ne shfaqjen e semundjeve te ndryshme. Ne 2016 u be nje studim ku u perfshine 1.2 milione femra dhe shpenzimet vjetore vetem per sytjena shkonin ne 80 Euro.
Ju i lani sytjenat me shume se normalja
Nese sytjenat lahen sa here vihet lavatricja ky eshte nje gabim I rende. Ato rekomandohet te lahen pasi perdorimit te 3-te. Ndiqni mire instruksionet e etiketes per nje larje ideale. Verini ne nje cante plastike ose ne kuti te pershtashme per larje sytjenash, para se ti vini ne lavatrice per ti mbrojtur nga goditjet gjate larjes. Pas larjes nderini duke I kapur ne mes ku bashkohen kupat dhe jo nga rripat sepse ju prishet elasticiteti.
Shume modele sytjenash i harroni neper sirtare pa i perdorur
Vendi ku lihen sytjenat eshte thelbesor sidomos midis larjeve. Pasi I keni perdorur 1 here duhet ti lini te ajrosen ne menyre qe djersa dhe dhe papastertite te mos behen shkak per aroma te pakendshme. Gjithashtu nuk keshillohen te perdoren shume shpesh. Sipas studimeve del se femrat perdorin me shpesh vetem 2 sytjena dhe dhjetra te tjera I harrojne neper sirtare pa perdorur
Shpeshhere sytjenat qe ju zgjidhni nuk jane numri juaj
Ne nje ankete nga gjigandi Triumph u gjet se 80% e femrave mbanin numrin e gabuar te sytjenave. Nga keto 80%, 70% mbanin numer me te vogel se ai real dhe 10 % mbanin numra me te medhenj
Megjithese nje pjese e mire e femrave e dine qe mbajne numrin e gabuar ato nuk e ndryshojne ate. Gjithashtu nje studim i revistes Ergonomics tregon se femra me gjoksin me te madh kane tendence me te larte per te mbajtur numrin e gabuar.
Komentoni eksperiencen tuaj ne seksionin e komenteve me poshte.
Referenca