A jeni duke mbajtur numrin e duhur te sytjenave?

Numri i sytjenave që një pjesë e mirë e femrave mbajnë është i gabuar. Nëse ju bëni pjesë në këtë kategori atëherë me siguri ju keni një nga këto shenja. Kupat e sytjenave pësojnë rrudhosje, teli nën sytjena ju irriton në fundin e gjoksit, rripat ju lënë shenja rreth trupit tuaj, nëse ngrini duart lart sytjenat ngrihen sipër. Duhet pasur parasysh se ka dhe faktorë që ndikojnë në ndryshimin e numrit te sytjenave. Rritja ose humbja në peshë, një ritëm i ri i ushtrimit fizik, shtazania etj. Nëse keni nje nga faktorët e mësipërm atëherë është mirë qe të drejtoheni te një specialist për të bërë matjen e numrit real të sytjenave. Ose nëse nuk keni mundësi të shkoni te një specialist mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm për te përcaktuar saktë numrin tuaj.


Përcaktoni perimetrin e trupit tuaj nën bust

Kur të jeni pa sytjena, apo me sytjena pa mbushje, vendoseni metrin nën bust. Metri duhet të jetë elastik, preferohet metri që përdorin rrobaqepësit. Nëse numri është cift i shtoni 10.12 cm (4 inch). Nëse numri është tek i shtoni 12.7 cm(5 inch). Këto 2 mbledhje te thjeshta nxjerrin masën e trupit tuaj.

Përcaktoni perimetrin e bustit tuaj

Vendoseni metrin si në figurë përreth gjoksit tuaj. Llogaritni kupën tuaj. Bëni diferencën midis perimetrit të bustit tuaj dhe atij të trupit tuaj për të përcaktuar saktësisht kupën. Pra nëse perimetri i bustit tuaj është 94 cm (37 inch) dhe perimetri i trupit nën bust 86 cm (34 inch) atëherë masa juaj është 34C.

Si të përcaktoni nëse numri i sytjenave që keni përcaktuar është i duhuri?

Rregulloni rripin horizontal të sytjenave. Ai duhet të jetë në të njëjtin nivel me kupat përpara.
Sigurohuni qe sytjenat te mos jenë shumë të lira. Mjafton që hapësira midis rripave dhe trupit tuaj të mos jetë më shumë se një gisht.
Rregulloni rripat mbajtës. Në fillim shtrëngoni rripin horizontal, më pas ata vertikalë.
Shikoni veten tuaj në profil në pasqyrë. Gjoksi juaj duhet të rrijë lirshëm midis shpatullave dhe brrylit tuaj. Nëse nuk ju rri mië atëhere ju duhen sytjena me më shume mbushje dhe që rrijnë më mirë.
Nëse ju duhet një kupë më e vogël atëherë ju duhet të shkoni një numër më lart në kupën më të vogël. Kështu nëse 34C është e madhe për ju, ju duhet të merrni 36B.
Shtete të ndryshme kanë standarte te ndryshme për të përcaktuar sa është numri i sytjenave. Në internet ka tabela pa fund se si konvertohet një numër i caktuar sytjeni nga nje standart në tjetrin, gjithmone pasi ta keni përcaktuar numrin tuaj. Na shkruani në komente mendimin tuaj
Referenca
Victoria Secret. How to measure the bra size
Real Simple. How to measure your bra size